Modelja seksi e pranon: Më pëlqen Çani, por atë nuk e lë gruaja! (VIDEO)

Blerta Leka e cila është “Miss Universe Albania 2017”, ka treguar për simpatinë ndaj një prej futbollistëve të kampionatit shqiptar që ka qenë pjesë dhe i kombëtares shqiptare. Në një intervistë të “MCN Radio”, ajo ka treguar emrin e lojtarit që i ka pëlqyer më shumë në kohën kur ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës së Partizanit, Edgar Çani, i cili siç u shpreh bukuroshja ishte futbollisti që i ka pëlqyer më shumë.

Por, ajo tregoi dhe një detaj ku u shpreh se Çani shoqërohej gjithandej nga e dashura. “Ishte simpatik, nuk fliste fare, ishte i mirë, po ç’e do se ishte i shoqëruar me të dashurën gjatë gjithë kohës”, tha Leka.