Mediat greke: 30 çamë s’lejohen të kalojnë kufirin

Pas protestës të ditës së shtunë të Shoqatës Çamëria, përballë Ambasadës Greke në Tiranë, ka ndodhur diçka e pazakontë. 30 shtetas shqiptare me origjinë çame, që udhëtonin me një autobus, nuk janë lejuar të kalojnë kufirin e të futeshin në territorin helen.

Portali newsbomb.gr, shkruan se ata donin te zhvillonin nje ceremoni ne trevën e Çamerisë, që për grekët është provinca e Thesprotisë.

Sipas portalit, ku veprim shkaktoi reagimin e organizatave të çamëve, që akuzuan sa Greqinë “që nuk lejon njerëz të moshuar të vizitojnë vendin ku u lindën”, aq edhe qeverinë shqiptare për “nënshtrim”.