Ekzaminimet tronditin PSG-n, Nejmar pritet të mungojë ndaj Reali

Lajme aspak të mira nga dëmtimi i Nejmarit në fundjavë ndaj Marsejës. Ekzaminimet e fundit mjekësore të kryera nga klubi parisien kanë konfirmuar një dëmtim më të rëndë në kavilie se sa mendohej në fillim.

“Ekzaminimet plotësuese të kryera sot (ultratinguj dhe CT) konfirmuan një shtrembërim të jashtëm të kyçit të djathtë, por edhe ekzistencën e një frakture në metatarsalin e pestë”, ka shkruar klubi francez në njoftimin për shtyp.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë sulmuesi brazilian, por, sipas mediave sportive spanjolle, duket se do të jetë e vështirë që të luajë kundër Realit të Madridit, në duelin e kthimit të 1/8-ve të Champions League, ndeshje që do të luhet javën e ardhshme. Me siguri që Nejmar nuk do të luajë ndaj Marsejës në Kupën e Francës dhe ndaj Trojes në fundjavë. /Koha Jonë/