Debati tek “Mediat”, Vokshi, Kumbaros: Jeni ministrja më e paaftë

Eshtë shoqëruar me debate të forta mbledhja e komiosnit të Medias ku ka qenë e ftuar për të raportuar Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Debatet dhe replikat kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Medias këtë të martë, ku e ftuar ka qenë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për të folur për shkatërrimin e monumenteve të kulturës

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e cila nuk ka hezituar ta quajë Kumbaron si “ministren më të dështuar”. Sipas deputete demokrate, ajo ende nuk ka dhënë asnjë sqarim konkret lidhur me situatën, por vetëm deklarata politike.

Debati

Albana Vokshi: Të lëmë të flasë 15 minuta zonja ministre se i duhet të largohet.

Mirela Kumbaro: Është e patolerushme që të gjithë folën nga 3 orë dhe mua më jepni vetëm 15 minuta kohë.

Albana Vokshi: Ju nuk mund të flisni me orë të tërë në Komisinin e Medias zonja minisitre. Këtë mund ta bëni në Kuvend por jo këtu, nuk është vendi që ju takon. Ne kishim për të diskutuar edhe për teatrin.

Mirela Kumbaro: A mund të flas?

Albana Vokshi: Ju nuk keni thënë asgjë deri më tani. Jeni ministrja më e dështuar.

Mirela Kumbaro: Me leje a të vazhdoj….