Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë (FOTO)

Konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana ka njfotuar mëngjesin e kësaj të hëne se, gjatë fundjavës është sulmuar Konsullata e Përgjithshme në Strasburg.

Cana njofton se është vjedhur gjithashtu flamuri i Kosovës, si dhe është shkatërruar stema e shtetit. Reagimi i tij vjen përmes rrjetit social Facebook, ku ndër të tjera shkruan:

”Gjatë fundjavës është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasbourg. Është vjedhur flamuri i Republikës dhe është shkatërruar stema e shtetit. Simbolet e shtetit të Kosovës duket se po pengojnë armiqtë tanë”.

Më tej ai falënderon autoritetet franceze për mbështetjen e tyre, duke shprehur bindjen se sulmuesit që fshihen pas kësaj ngjarjeje do të gjenden.