Protesta e Çamëve, Idrizi “pushton” mediat greke; Shkruajnë me…

Protesta e PDIU-së dhe e shoqatës Çamëria, përballë Amabsadës Greke në Tiranë, ka gjetur pasqyrim në mediat kryesore në Greqi, si rrallë herë këto media kanë raportuar gjerësisht dhe korektësisht manifestimin e madh.

Mesazhet e Idrizit, për një rikthim paqësor në trojet e të parëve, kanë bërë bujë dhe në një formë ose tjetër, nuk kanë krijuar acarim të veçantë në mediat Helene, të cilat kanë ruajtur një fizionomi të tyren dhe më larg politizimit folklorik se herët e tjera.

Thirrja e elitës çame në Shqipëri, se nuk duan ndryshim kufinjsh, se duan bashkëjetesë paqësore dhe se nuk priren nga “hakmarrja”, kanë gjetur pasqyrim të gjerë dhe të pashtrembëruar.

Duket sikur po piqet koha për një emancipim të ri, në marrëdhëniet reale shqiptaro-greke dhe se Idrizi, po ja mbrrin të thyejë “tabunë” e mospërmendjes së “Çështjes Çame”, si një gogol për të trembur kalamanjtë.