Xherdan Shaqiri i pandalshëm, shënon super gol ndaj Leicester (VIDEO)

Xherdan Shaqiri nuk ka ndërmend të ndalet në Premier League. Futbollisti me origjinë shqiptare ka shënuar një tjetër super gol. Në minutën e 44-të, ai depërtoi mjaft mirë në zonën Leiçester duke goditur mjaft mirë me të djathtën në hyrje të zonës.

Ky ishte goli i 7-të këtë sezon për Shaqirin, i cili po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij. Me të në fushë Stoke mund të shpresojë më shumë për të mbijetuar në elitën e futbollit anglez. /Koha Jonë/