Shqipëria fal detin,100 miliardë dollarë rezerva nafte dhe gazi për Greqinë

-Fakti që duan ta mbyllin shpejt e shpejt Marrëveshjen e Detit nuk është vota greke në BE, por nafta e gazi në atë zonë që Shqipëria po tenton ti fal Greqisë.

-Pasuria e jashtëzakonshme nën detin shqiptar, me naftë dhe gaz, te 100 miliardë dollarë shpjegon interesin e Greqisë për të arritur sa më herët një marrëveshje me Shqipërinë, pasi flitet për pasuri kolosale, sa Shqipëria mund të bëhej brenda pak vitëve një Zvicër e dytë

Nga: Edi Vunoi dhe Dit Bushatlliu

Në marrëveshjen e re për caktimin e kufirit detar me Greqinë, nga qeveria shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk ka asnjë të dhënë se çfarë kanë biseduar dhe rënë dakort. I vetmi fakt publik është nxitimi i qeverisë “Rama” për ta miratuar atë sa ma shpejt dhe mundësisht pa treguar asgjë derisa të jenë hedhur firmat mbi dokumente. Ndërkohë qeveria greke është deri në qiell e entuziasmuar dhe ka festë në Athinë. Fakti që duan ta mbyllin shpejt e shpejt Marrëveshjen e Detit nuk është vota greke në BE, por fshihen qindra miliardë dollarë nën det nga nafta e gazi në atë zonë që Shqipëri po tenton ti fal Greqisë.

Pala shqiptare thotë se ende nuk kemi nisur negociatat zyrtare, ndërsa pala greke deklaron se në muajin prill kryeministri grek Aleksis Tsipras do të firmosë për Pashkë në Korçë marrëveshjen e re me Shqipërisë. Këto dy qëndrime, të qeverive, janë krejtësisht të kundërta dhe tregon se njëra prej dy qeverive gënjen në mënyrë shumë dinake opinionin. Logjikisht është e pamundur që kryeministrit grek të niset për vizitë zyrtare, pa pasur garanci se qeveria “Rama” ka rënë dakord për marrëveshjen. Për grekët pakti është mbyllur, pasi nuk kishte se si kryeministri grek Tsipras të konfirmonte vizitën zyrtare për Festën e Pashkëve në Korçë për të firmosur marrëveshjen.

Prej disa javësh debati për paktin detar është fokusuar te Presidenti Meta për shkak se nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë Ministrit të Jashtëm, i cili dorëzoi një kërkesë të paplotë nga ana kushtetuese. Në fakt, nëse besojmë deklaratat e qeveritarëve grekë, gjithçka është mbyllur dhe vulosur, ndërkohë qeveria “Rama” po kërkon marrjen e lejes nga kreu i shtetit për negociata, kur në fakt negociatat paskan përfunduar me kohë mes dy qeverie. Ky është absurditet dhe një lojë e dy kryeministrave, atij grek dhe Ramës, për të mbaruar pazare që janë bërë tepër larg për kompani të huaja të cilat duan të fillojnë shfrytëzimin e detit të pjesës shqiptare ku janë gjendur qindra miliardë dollarë rezerva gazi e nafte.

Detajet e reja që dalin mbi bisedimet Shqipëri-Greqi flasin jo vetëm për mbyllje të negociatave, por edhe për lëshim të qeverisë “Rama” në zonat e naftës dhe gazit në det. Gazetari Habion Hasani, në një shkrim investigativ në “Hashtag.al” citonte burime konfidenciale, të cilat japin shifra marramendëse për pasurinë nëntokësore të zonës detare që merret nga Greqia. Studimet e kompanive të specializuara flasin për pasuri nëntokësore që në këtë zonë arrijnë deri në qindar miliardë dollarë. “Në funksion të Zonës Ekskluzive Ekonomike mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, sipas disa hulumtimeve të specializuara dhe konfidenciale bëhet fjalë për rezerva potenciale nafte dhe gazi natyror, të cilat me përllogaritjen e çmimeve aktuale në bursat ndërkombëtare kapërcejnë një vlerë marramendëse tregu prej 100 milardë USD. Mesa duket Karamanlis, Samaras dhe Cipras janë dijeni të këtij raporti konfidencial, ndërsa për Kryeministrin tonë Rama thonë së nuk është i interesuar ta lexojë…”,- raportonte dje “Hashtag”.

Greqia ka nisur studimet për nxjerrjen e naftës në këtë zonë që në vitin 2012. Pasuria e jashtëzakonshme nën detin shqiptar, me naftë dhe gaz, te 100 miliardë dollarë shpjegon interesin e Greqisë për të arritur sa më herët një marrëveshje me Shqipërinë, pasi flitet për pasuri kolosale, sa Shqipëria mund të bëhej brenda pak vitëve një Zvicër e dytë. Nga pala shqiptare nuk ka asnjë detaj dhe transparencë për këto bisedime. E vetmja deklaratë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Ditmir Bushati është se nga marrëveshja ne fitojmë më shumë det sesa pakti që bëri Sali Berisha në vitin 2009. Nuk pot hemi se jemi aspak dakort as me marrëveshjen që bëri ish-kryeministri Berisha me Greqinë. Aspak. Pakti i Berishës me të drejtë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.  Por pse nxiton qeveria shqiptare t’ia fal me kaq nxitim Greqisë? Nuk është aspak vota greke në BE, ndonëse luhet për publikun. Janë qindar miliardë dollarë që u mjegullojnë mendjen grekëve dhe ndonjë qeveritari shqiptar. Nuk është çudi se mund të ketë edhe pazare për përfitime personale nga ndonjë në Tiranë prej kompanive të huaja të interesuara për të filluar shpimet në detin shqiptar që pritet të bëhet det grek.

Janë një sërë pikëpyetjesh që rrinë pezull mbi marrëveshjen e re Shqipëri-Greqi dhe të cilave qeveria “Rama”duhet t’u përgjigjet. Integriteti territorial i vendit është një çështje që shkon përtej një ministrie apo një qeverie dhe u përket gjithë shqiptarëve. Rinegocimi i marrëveshjes është mundësia e artë për të rregulluar një padrejtësi dhe jo për të bërë pazarin e radhës. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë marrëveshje ka rënë dakord Edi Rama dhe jo të vihen para faktit të kryer kur të jetë firmosur.

Shqiptarët duhet të dijnë të vertetën e miliardave që flenë nën detin shqiptar, por që duan të marrin “pasaportën greke”.

Presidenti i Republikës duhet të jetë i kujdesshëm, pasi flitet për integritet shtetror dhe historia më vonë do flasë edhe për firmën e tij, ashtu sikurse flet pas 100 vitesh për firmën e Ahmet Zogut për dhënien e Manastirit të Shën Naumit, jugosllavëve. Mëgjithëse Ahmet Zogu e kaloi në parlament, në Senat dhe si këmbim mori Vermoshin dhe Kelmendin.