Noizy shokon Çanin, hyn papritur në studio

Ai është padyshim një nga reperat më të pëlqyer shqiptarë të momentit dhe më i kërkuara për koncerte brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Këtë herë Noizy është shfaqur në studion e gazetarit Arjan Çani, në ”Zonë e Lirë”, ku i ka bërë surprizë boksierit Florian Marku, i cili u shpreh gjatë intervistës së tij se është një fans i reperit, por mbi të gjitha një shok shumë i mirë i tij.

Kujtojmë se vite më parë edhe Noizy ka qenë boksier, por gjithashtu ka qenë edhe shoqëruesi i kampionit të botës në MMA në ndeshjene fundit të tij në Lilz, ku u fut duke kënduar këngën ”Gjuha e Kampionit”.