Muza e Botërorit 2018, modelja Irina Shayk (foto te papara)

Botërori rus po afron, ndërsa përgatitjet për një organizim model, vijojnë të shtohen nga dita në ditë dhe emocionet e ankthi kanë filluar të ndjehen në Rusi.

Gjithsesi, në mediat rozë është hapur edhe një betejë se kush do të jetë ‘muza’ e Rusi 2018, epitet që pritej të mbahej nga Irina Shayk.

Gjithsesi për ish të dashurën e Ronaldos është shtuar rivaliteti, pasi së fundi po lakohet shumë emri i Ekaterina Enokaevas, një tjetër bukuri ruse, që ka mahnitur me format e saj.

27-vjeçarja ndiqet nga rreth 1 milion fansa në Instagram, ndërsa nuk e ka mohuar se synon të jetë pikërisht ajo ‘muza’ e botërorit.

“Gjithçka është e mundur, por për momentin po e shijoj shumë punën time si modele. Gjithashtu po bëj kurs kërcimi dhe muzike”- ka thënë “rivalja” e Irina Shayk.