Mbyllen 5 xhami, mes tyre edhe ajo në qendër të Tiranës

Sipas një vendimi, në mbarë vendin do të mbyllen 5 xhami, duke nisur nga ajo e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, Xhamia Mbret, e Beqarëve dhe Teqeja e Helvetive, të treja në Berat, dhe Xhamia e Pazarit në Gjirokastër.

Mësohet se arsyeja që mbyllin dyert këto xhami, është e përkohshme dhe vjen si pasojë e një restaurimi, proces i cili mendohet se do të zgjasë të paktën dy vjet.

Duhet theksuar se xhamia e Et’hem Beut, njihet ndryshe edhe si simbol i kryeqytetit shqiptar, pasi veç funksionit bazë, atë të kryerjes së ritualeve për besimtarët, kjo xhami përbën dhe një objekt me një vizitueshmëri të lartë turistike.

Ky vendim vjen si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

– Xhamia Mbret, Berat;
– Xhamia e Beqarëve, Berat;
– Teqeja e Helvetive, Berat;
– Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë;
– Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;