“Kush kërkon të cënojë Vllazninë nuk do ja arrijë!” Ademi dënon sulmin ndaj Gjokës

Presidentja e Klubit të Futbollit Vllaznia, njëherësh dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka dënuar sulmin ndaj trajnerit Ernest Gjoka.

Ademi tha se incidenti nuk i bën nder Shkodrës, ndërsa apeloi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ngjarje e rende incidenti me Gjoken. Kush kerkon të cenoje Vllaznine nuk do ja arrije. Ajo qe ka ndodhur nuk eshte ne nderin e Shkodres. Kerkojme zbardhjen e ngjarjes. Une personalisht nuk kam patur presione si Presidente sepse do ti denoncoja sic kam bere per cdo rast deri me sot. Une jam e hapur”.

Ademi shtoi se ka biseduar me Gjoken per rastin, i cili ka bërë dhe deponimin e tij në polici.

“Ne do te vazhdojme perpara” tha Ademi.

Lidhur me deklaratat e Cungut, Ademi tha se ajo nuk ka dijeni që ai të jetë larguar per presione por per rezultatet.

Shkodra përjetoi momente paniku mbrëmjen e së enjtes, pasi një person me kapuç goditi me grusht e me pas tentoi të godasë dhe me thikë trajnerin e Vllaznise Ernest Gjoka, që sapo kishte kryer seancën stërvitore.

Ai ndodhej në shoqërinë e lojtarit Gilman Lika kur ndodhi e gjitha kjo, ndërsa personi në fjalë u largua me shpejtësi.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, ndërsa tekniku Gjoka u mor në pyetje për 2 orë në komisariatin e Shkodres.

Në dalje për mediat ai përsëriti të njejtat fjalë që kishte thënë përpara oficerit të policisë gjyqesore, se nuk e njihte personin në fjale.

Gjoka dha një mesazh të drejtëpërdrejte por që lë jo pak të nënkuptohet, se futbollist nuk bëhesh me zor. Kjo duke treguar se ngjarja lidhej me futbollin dhe jo çeshtje personale.