Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë për të rinj, mposht Shkëndijën e Tiranës

Vllaznia ka fituar sot Kupën e Shqipërisë për të rinj. Skuadra shkodrane ka mundur Shkëndijën e Tiranës, një ndeshje që është zgjidhur që në pjesën e parë. Muça u ndëshkua me karton të kuq dhe i dha mundësinë shkodranëve të ekzekutonin një penallti. Gruda nga pika e bardhë nuk gaboi dhe Vllaznia e pa veten në avantazh që në pjesën e parë.

Kuqeblutë nuk u ndalën këtu, pasi në 45 minutat e para gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës me Qardakun dhe Fikajn. Shkëndija nuk kishte mundësi reagimi me një lojtarë më pak, teksa në minutën e 72-të, pësuan një tjetër gol, me autor Lisajn.