Levandovski “divorcohet” nga agjenti, bën gati transferimin te Reali

Robert Levandovski në sezonin e ardhshëm mund të mos luajë te Bajerni i Mynihut. Bomberi polak së fundmi është shkëputur nga agjenti i tij Çezari Kuçarski, duke dhënë sinjalet se ai kërkon një transferim në një tjetër ekip.

Levandovski synon që pas Botërorit, të shfrytëzojë edhe shansin e tij të fundit për të firmosur një kontratë me një tjetër klub të madh Europian. Ai kërkon të nisë një aventurë të re në Champions, nëpërmjet një kampionati tjetër, ku Reali duket skuadra më e avantazhuar.

Të gjitha indikacionet të çojnë në bindjen se polaku do të vendosë fatin e tij në duart e Pini Zahavi, një ndërmjetësues nga Izraeli që u përfshi edhe në kalimin e Nejmar te PSG.

Pini Zahavi punon kryesisht me Çelsin por kjo nuk e lidh domosdoshmërish të ardhmen e Levandovskit me Blutë e Londrës. Ëndrra e tij prej shumë vitesh është që të luajë me Realin e Madridit,dhe vera e ardhshme do të jetë mundësia më e mirë.

Loading...