Kriza në universitete, Nikolla e detyruar t’i japë sot shpjegime Kuvendit

Dy interpelanca janë parashikuar sot në Kuvend. Dy ministre do të duhet t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve: Lindita Nikolla e Arsimit dhe Ogerta Manastirlliu.

Nikolla është kërkuar të shpjegojë pse nuk janë hartuar aktet nënligjore të ligjit të Arsimit të lartë, që shkaktuan krizën në universitete, e thirrur nga lsi-ja,, kurse Manastirliu, se cilat janë frytet e e kontrollit shëndetësor bazë deri tani, thirrur nga Grupi i PS.

Interpelancat janë renditur si pika 4 dhe 5 e rendit të ditës:

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, kërkuar nga një grup prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (pdf) (Neni 97, Rregullore)

5. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla ((pdf) Neni 97, Rregullore)