Daçiç: SHBA dhe Britania e Madhe të tërheqin njohjen e Kosovës

ShefI i diplomacisë serbe thotë se ka zbuluar “recetën” kundër asaj që ai e ka quajtur “histeri shqiptaro-madhe”, e cila sipas tij “është kërcënimi më i madh i stabilitetit në rajon”.

Por ky zbulim i tij duket vërtet “histerik” pasi që “mendon, kërkon, ose dëshiron, as më pak e as më shumë, që Washingtoni dhe Londra të dalin me vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan “FoNet”.

Daçiç ka thënë kështu pak ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi një president të përbashkët të Kosovës e të Shqipërisë.

Pas bisedave me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov, Daçiç e ka falënderuar Moskën për përkrahjen e sovranitetit territorial.