Apple kalon Zvicrën në shitjen e orëve

Zvicra nuk është më në qendër të industrisë së prodhimit të orëve, duke mbetur pas një firme të vetme. Në tremujorin e fundit të 2017-ës, Gjiganti i teknologjisë në Kaliforni, Apple, ka shitur 8 milionë produkte Apple Watch, duke lënë pas 6.8 milionë njësi të shitura nga Zvicra, që është vendi i krijimit të gjigantëve si Tag Heuer, Rolex dhe Breitling.

Kjo shifër është nxitur nga lancimi i serisë së 3 të Apple Watch në Shtator dhe sipas analistëve mund sjellë një ndryshim në këtë treg, pasi blerësit po anojnë gjithnjë e më shumë drejt orëve smart, që mund të kryejnë telefonata, shfaqin vendndodhjen dhe mundësojnë dëgjimin e muzikës.

Megjithatë, për të gjithë 2017-ën, dërgesat prej 24 milionë njësi kalojnë shifrën prej 18 milionë të Apple, gjë që tregon se nuk është shpallur ende fitorja ndaj prodhuesve tradicionalë.

Këtu vihet re rasti i një firme që lë pas një vend të tërë dhe Apple nuk është e para. Organizatat më të mëdha të biznesit në botë mbiperformojnë në mënyrë të vazhdueshme kombet duke e parë nga të ardhurat nga shitjet.

Organizata jo-Qeveritare në SHBA, Global Justice, tregon në një studim se 69 nga 100 entet kryesore ekonomike në botë janë kompani private.

Firma përfshirë Walmart, Shell dhe Volkswagen kanë kaluar të gjithë vendet më të pasura për 2016-ën, Toyota ka kaluar Indinë, ndërsa British Petroleum del përpara Rusisë dhe Norvegjisë.

Këto të dhëna janë matur në bazë të të ardhurave dhe jo me Produktin e Brendshëm Bruto./SCAN