Acarohen gjakrat/ Rama denoncon “të varfërit” e Bashës, kreu i PD humbet durimin i drejtohet foltores

Pas dy interpelancave, Kuvendi është përfshirë në debate të ashpra  për skemën e ndihmës ekonomike, ku opozita akuzon qeverinë se ka hequr mbi 20 mijë familje.

Edhe pse kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën u shty, ka qenë vetë kryeministri Rama i cili është ngitur në foltoren e Kuvendit duke denoncuar varfërinë e rreme të disa prej personazheve të ekspozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë takimeve që ai ka zhvilluar ditët e fundit me banorët e varfër të cilët iu është ndërprerë ndihma ekonomike.

“Megjithë sistemin e pikëzimit jo transparent sipas jush i miratuar nga Sali Ramë Berishës, ne kemi hequr televizionin. Me atë vendim qeverie është kaluar në proces, sit ë gjitha reformat që tentuat e nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që u pilotua në Tiranë, Elbasan e Durërs. Nga kjo skemë rezultuan 19700 deklarime të rreme, dmth subjekte abusive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju, dhe që nuk meritonin ta kishin. Kanë kaluar dy vjet nga procesi i pilotimit dhe jemi në fazën  e shtrirjes të së njëjtës skemë. Nëse ju doni të protestoni për Gragushin nga Korca që merrte 1 mln lekë në muaj e nga ana tjetër vraponte për ndihmën e konomike, vazhdoni protestoni. Këto janë 4 raste. Se janë 6% të fondit që i kanë bashkitë, dhe me këtë fond mund të adresojnë këto raste. E vetmja bashki që ka bërë këtë veprim , është ajo e Vlorës, ku janë riintegruar 85 familje të gjykuara nga Bashkia si subjekte të ndihmës ekonomike. Tritan ne nuk krahasohemi , fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar ndihmë në qiellin që katandisët. Jeni zogjtë e korbave”, tha Rama.

Kaq ka mjaftuar që që kreu i PD-së të humbiste durimin, i cili u ngrit nga vendi dhe iu drejtua foltores aty ky kreu i qeverisë po replikonte me opozitën.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputetë të PD-së i janë afruar foltores së Kuvendit për një moment duke u ndjerë të  ofenduar.

Foto nga tensionet në sallë