“Fuqia Harper”, David Beckham humb sfidën me vajzën 6-vjeçare

Ajo njihet si sportistja e famijes dhe Harper Beckham e dëshmoi këtë ndërsa mundi babain e saj David në ski.

Familja Beckham ndodhet me pushime në Whistler, Kanada. Dhe babë e bijë kanë marrë një sfidë të fortë në ski.

Ndërsa merrte shpatin duke bërë ski, 6-vjeçarja ishte shumë e sigurtë por David pësoi një rënie.

Babi i 4 fëmijëve u rrëzua teksa po kalonte shpatin e dëborës, por për fat të mirë nuk pësoi lëndime. Kurse Harper nuk kishte nevojë për asistencë dhe dukej mjaft e qetë dhe e sigurtë.