Mesila Doda rikthehet në politikë nën logon e…

Edhe pse jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, nuk ka qëndruar larg sferës politike. Gjatë një interviste në “Pasdite në Top Channel”, foli për projektet e saj të ardhshme në fushën profesionale, ku pranon se puna si deputete i mungon.

”Nuk është humbje e madhe, por ka qenë një profesion që e kam bërë mjaft mirë dhe me shumë dashuri. Tashmë në politikë nuk egziston më meritokracia”.

Mesila rrëfen se pavarësisht se nuk është më deputete, partia ku ajo bën pjesë, pra PDIU, vijon të mbetet mjaft e angazhuar në disa çështje siç është ajo e detit.

Gjithashtu ish-deputetja rrëfeu se ka edhe projekte të tjera personale përveçse atyre politike. Megjithatë Doda nuk përjashton edhe mundësinë e rikthimit në një të ardhme në politikë; “Mundësia e rikthimit sërish ekziston dhe sërish nën logon e PDIU”.