Italianët votojnë: Kënga më e bukur e dashurisë nga një shqiptare.

Në një sondazh nga faqja online e agjensisë së lajmeve italiane Ansa.it realizuar për Shën Valentin, rezulton se kënga më e preferuar e dashurisë është “Un’ emozione da poco” nga këngëtarja Anna Oxa. Bijë e një çifti imigrantësh shqiptarë, Anna Oxa e interpretoi këtë këngë në vitin 1978 dhe pas 40 vjetësh, vazhdon të jetë ende himni i dashurisë.

“Forca e interpretimit të kësaj kënge, është prova që “Un’ emozione da poco” nuk njeh kohë. Për këtë arsye vazhdon ende të tingëllojë bashkohore, sepse Dashuria shprehet aq thjesht dhe në mnëyrë aq origjinale. Unë u uroj të gjithëve të kenë mundësi të Dashurojnë me të njëjtën thjeshtësi dhe sinqeritet.” U shpreh këngëtarja 56-vjeçare Oxa.

Anna Oxa ishte vetëm 17-vjeç kur mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Sanremos në 1978, e veshur me një kostum burrash dhe flokë të shkurtër. Kënga e saj u nderua me vendin e dytë. Këngëtarja, emri origjinal i të cilës është Ilirjana Hoxha u spikat që në moshën 15-vjeçare dhe falë ngjyrës së saj të veçantë të vokalit dhe interpretimit plot pasion ajo tashmë njihet ndryshe si “Zëri i Zemrës”.Në vitin 1989 ajo rikthehet sërish në Sanremo me Fausto Lealin dhe fiton çmimin e madh me këngën “Ti Lasceró”. Të njëjtin vlerësim merr edhe 10 vjet më vonë me këngën “Senza pietà”. Anna ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe ka folur shpesh sidomos për të atin me origjinë nga Kruja, Qazim Hoxha. Madje fëmijës së saj të dytë (djalë) ajo i ka vënë emrin e babait. Lidhjen me Shqipërinë ajo e thelloi më tej me një martesë 3-vjeçare me (sot) Zv.kryeministrin e Kosovës, manjatin e ndërtimit, Behxhet Pacolli, që përfundoi në divorc në vitin 2002.

Emocion i vogël

Ka një arsye që rritet brenda meje

Dhe pavetëdija zhduket

Si një udhëtim nëpër natë mbaron

Më thuaj, më thuaj, më thuaj çfarë  kuptimi ka

t’I japësh dashuri një burri pa mëshirë

dikujt që s’është ndjerë kurrë i përfunduar,

që nuk ka humbur kurrë, kurrë për mua, asnjë këngë

kurrë një iluzion të shkretë, një mendim banal, diçka që të mbetet të paktën për mua, më shumë se normale

është një emocion i vogël që më bën të ndihem keq

një pëshpërime mjafton dhe unë nuk e shoh më realitetin,

nuk shoh më se në ç’pikë jam

ndryshimin e qartë midis dashurisë më të verbër dhe durimit më qesharak,

Jo, unë nuk shoh më realitet.

As se sa përkëdheli të jep paqëndrueshmëria ime,

Duke menduar që mund të jetoje shumë mirë edhe pa të.

Ka një arsye që rritet brenda meje dhe një frikë që lind

Lehtësia përleshet me mendjen

Derisa nuk ndihet më.

Për mua kaq normale që një emocion i vogël të më bëj të vuajë kaq shumë.

Marrë nga /Anabel/