Aksidenti shuan familjen, mesazhi i priftit : Zoti heshti

Lamtumirën për tre njerëz që i kishte njohur nga afër, prifti katolik i Velipojës e kthye në një apel të fortë për jetën. Në një fjalim emocional plot mesazhe të forta për përgjegjshmëri, prifti i Velipojës apeloi që kjo histori të mos provojë se në shqiptarët harrojmë shpejt e nuk mësojmë kurrë.

I jam përgjëryuar zotit me mu përgjigje, ca ishte kjo punë si mundet me ia vu emrin. Po kam marrë heshje, heshtje heshtjen e tij totale”,-tha famullitari dom Marjan Gega.

Përgjigjen për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Preka, famullitari dom Marjan Gega, e kërkon nga autoritetet e shtetit, jo për të shuar kuriozitetin, por për të shtuar përgjegjëshmërinë dhe vlerësimin për jetën.

Duhet të dijme ca ka ndodh me kuptu e nderu këto tre viktima dhe me qenë të përgjigjeshme”.