Hapet ekspozita “Komunizmi në epokën e tij”

Është prezantuar në muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Komunizmi në epokën e tij”. E përbërë nga 25 postera, dokumente dhe mbi 200 foto historike , ekspozita përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX.

25 postera,  mbi 200 foto historike dhe dokumente u ekspozuan të hënën në Muzeun Historik Kombëtar për të ballafaquar qytetarët me të shkuarën. Ekspozita “Komunizimi në epokën e tij” rreket ta shoh këtë regjim në një aspect më global dhe i paraprin 27 vjetorit të rrëzimit të statujës së dikatatorit Enver Hoxha. Pedagogia dhe drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole tregon arsyet përse duhet t`i kthejmë sytë nga e kaluara teksa thekson se politika e sotme ka trashëguar periudhën komuniste e se duhen ende vite për ndërtimin e shtetin e së të drejtës.

Godole: Shtylla kurrizore e demokracisë që është krijimi i shtetit të së drejtës, ende pas 27 vjetësh nuk është vendosur në Shqipëri. Kjo na bën ne ta kthejmë kokën pas dhe të shohim a kanë mbase disa ngjashmëri me kohën e sotme. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi shprehet se ekspozita të tilla ndihmojnë të rinjtë të njihen me të kaluarën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koçi: Të vijë sërish në fokus të publikut për të bërë të mundur shkëputjen me të kaluarën dhe ndërtimin e një të ardhme më të sigurtë.

Autori i ekspozitës është historiani gjerman, Gerd Koenen.Ekspozita e përgatitur nga Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë do të mirëpres publikun deri më datën 28 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?