Deklarata e Ramës, kërcënon ministri serb: Nëse bota nuk ndal Shqipërinë e madhe, do e ndalim ne

Idetë që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet dhe ta kenë në president janë dëshmi se të Shqipërisë së madhe dhe ato duhet të ndalen, thotë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. “Shqipëria e madhe është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan”, ka thënë Vulin.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria e Kosova duhet ta kenë një politikë të jashtme e të sigurisë dhe një kryetar, Vulin thotë se zgjerimi i Shqipërisë së madhe duhet të ndalet Kosovë.

“Mu për këtë arsye kam propozuar dhe propozoj që kufiri ndërmjet nesh e Shqipërisë së madhe duhet të përcaktohet në Kosovë ku zgjerim i saj duhet të ndalet”, ka thënë Vulin.
“Nëse këtë bashkësia ndërkombëtare s’e ka guximin ta thotë këtë, e themi ne”, tha ai.

“Çdo kush duhet ta dijë e ta kuptojë se nëse shqiptarët flasin se do ta kenë një politikë të jashtme e një president, do të jetë shumë vështirë t’iu tregohet, sidomos serbëve, pse ata s’e kanë një president ose një politikë jashtme marrë para sysh se edhe ne jetojmë në disa shtete në hapësirën e Ballkanit”, ka theksuar Vulin duke shtuar se “Shqipëria e madhe duhet ndaluar”.