Pas thashethemeve të divorcit, reagon Neslihan Atagul/ Çfarë u ka thënë gazetarëve

Pas 4 vitesh lidhje, Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu u martuan në Korrik të vitit 2016. Çdo gjë mes tyre shkonte mirë derisa burime pranë çiftit dëshmuan se zënkat midis tyre ishin të shpeshta. E fundit ishte ajo për të cilën u shkrua në çdo media në Turqi ku thuhej se debati mes tyre ishte i fortë se çdo herë tjetër. Neslihan i mohoi këto zëra duke i konsideruar si të ekzagjeruara.

Sipas gecce.com, marrëdhënia tepër publike e çiftit tashmë është zbehur. Dikur ata nuk nguronin të postonin fotografi së bashku apo të shkruanin fjalë të bukura, qoftë në ditë të veçanta apo të zakonshme. Janë të shumtë fansat e tyre që pyesin nëse dy aktorët janë drejt një ndarjeje apo jo. Megjithatë, këto zëra nuk janë aspak të vërteta. Sipas raportive të fundit në mediat turke, çifti është në marrëdhënie shumë të mirë. Ka qenë vendimi i tyre të jenë më të rezervuar për lidhjen e tyre por nuk ka asgjë që shkon përtej kësaj. Dy aktorët janë mëse të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Image