Qeveria zbulon faturën e falimentit, Gjonaj: Çështjet e Strasburgut 822 milionë euro, do të bëhet e pallogaritshme

Padrejtësitë që u janë shkaktuar ndër vite pronarëve të ligjshëm në lidhje me pronat e tyre, apo vendime të tjera të gjykatave shqiptare në dëm të qytetarëve, rrezikojnë kolapsin financiar të vetë shtetit shqiptar. Kjo pasi fatura e deritanishme e shtetit shqiptar e vendosur nga vendimet e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është 822 milionë euro, pak a shumë e barazvlefshme me buxhetin vjetor të shtetit.

Shqetësimet e deputetëve të opozitës në lidhje me çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu përgjigj se pavarësisht se shuma e përllogaritur nga të gjitha çështjet aktuale është 822 mln euro, derisa të ketë vendime nga kjo gjykatë kostoja nuk mund të përllogaritet.

Gjonaj: Sa kohë është një shifer e kërkuar është shifra që unë kam dhënë përgjigje në shkresën drejtuar zonjës Tabaku. Nuk kemi ende vendime gjykate të dhëna.

Në lidhje me reformën në drejtësi ministrja Gjonaj tha se ministria po jep komentet dhe po bën takimet me grupet e interesit për të përmirësuar draftet e ligjeve poltësuese. Ndërsa pritet që brenda vitit të ngrihet edhe SPAK.

Gjonaj: Ministrija e Drejtësisë jo vetëm që po jep komentet, por po bën edhe takime me grupet e interesit për të kuptuar si mund të përmirësohen këto drafte.

Edhe për cështjen e pronave, Gjonaj u shpreh se Agjencia ka shqyrtuar 10 mijë dosje në 5 vitet e fundit edhe pse ligji i pronave ka qenë i pezulluar nga gjyakata kushtetuese

Gjonaj: Ligji eshte pezulluar dhe agjencia nuk ka marre vendime. 26000 vendime per konpënsim, nga keto 10 mije vendime ne 5 vitet e fundit.

Në seancën dëgjimore në komisionin e integrimit në lidhje me prioritetet që ka vendi për tu anëtarësuar në BE, Ministrja Gjonaj nuk pranoi të diskutonte cështjen e Nezar Seitit dhe u kujtoi deputetëve të opozitës se oërgjigjet që ajo u ka kthyer me shkrim janë konfidenciale dhe duhet bërë kujdes me publikimin në media.

/Ora News