”Femrat në TV kanë aftësi gojore te zyra e shefit”

Aulona Musta është një nga ato figura që nuk bën kompromise! E ftuar në puntatën e radhës të ”90 sekonda me Eraldon”, në ”Eduasportin.com”, ajo ka treguar marrëdhëniet me sportin, simpatinë për Interin, ku nuk i ka kursyer as “thumbat” për rivalët milanistë.

Si një vajzë pa komplekse, ajo ka komentuar edhe mënyrën se si shumica e femrave punësohen në TV. E pyetur se sa rol ka talenti për të qenë pjesë e televizionit, Aulona e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ka dhënë një përgjigje që jo shumë veta kanë guxim ta shprehin.

”Për fat të keq sot dhe e këtë e them me bindje se pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por janë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, te zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht”, tha Aulona.