Pakti me Greqinë. Presidenti Meta takon Mimi Kodhelin

Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Mimi Koedhli. Takimi vjen në kuadër të procesit të konsultave që Presidenti po zhvillon me gjithë përfaqësuesit institucional dhe ish-kreut të shtetit për negociata me Greqinë.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vijuar sot takimet me ish-krerët e shtetit për të diskutuar mbi paktin detar me Greqinë dhe marrëveshjet e tjera që po negociohen me shtetin fëqinj.

Ditën e sotme, Presidentit Meta ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin Alfred Moisu. Në mesditë u takua dhe me ish-Presidentin Rexhep Meidani.

Ndërkohë në orën 13:30, kreu i shtetit Ilir Meta priti në ambinetet e presidencës dhe ish-presidentin dhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Dje, Presidenti Ilir Meta priti ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar lidhur me procesin e negociatave mes dy vendeve. Në një takim të veçantë priti dhe ish-Presidentin Bamir Topi.

Takimet vijnë pas letrës së ministrit Bushati ku kërkonte nga Presidenti plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron ekzekutivin të marrë plotfuqishmërinë e kreut të shtetit.

Konsultat me ish-krerët e shteteve nga ana e Presidentit Ilir Meta është një praktikë e re në funksionimin e këtij institucioni, duke synuar që vendimet të jenë sa më konfrom Kushtetutës, ligjeve dhe këndvështrimeve të politikanëve me përvojën në drejtimin e shtetit.