Mediat italiane jehonë për përjashtimin e Skënderbeut nga UEFA (FOTO LAJM)

Dënimi i mundshëm i Skënderbeut nga UEFA ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Mediat italiane kanë reaguar duke publikuar lajme për dënimin e mundshëm të skuadrës korçare. Më pas mund të shihni disa nga titujt e portaleve të ndryshëm për lajmin e përjashtimit të mundshëm të Skënderbeut nga aktivitetet e UEFA-s.

Premium Sport: Skënderbeu përjashtohet 10 vite nga aktivitetet europiane

Goal.com: Kaos Skënderbeu, përjashtohet 10 vite nga kompeticionet e UEFA-s

Tuttomercatoweb: Skënderbeu, 10 vite skualifikim për manipulim ndeshjesh

Fanepage.it: Përse Skënderbeu është përjashtuar nga kompeticionet evropiane për 10 vjet

BalakanIsight: Skënderbeu do të përballet me UEFA për trukime ndeshjesh