“Ky është një lesh shteti”, pyetja me spec e Kristos për Ramën

Debati Rama-pedagogë, ka marrë një kthesë tjetër. Tashmë kur pagat janë marrë, kanë nisur sulmet dhe fyerjet ndaj këtyre të fundit. Rasti më i freskët është takimi i kreut të qeverisë me Senatin e Universitetit të Tiranës, aty ku cilësimet e Ramës ndaj tyre se janë bishti i kavallit, nuk munguan.

Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo i ftuar në ”Fax News” ka komentuar intimidimin e bërë nga Rama dje ndaj pedagogëve. Ai u shpreh se kjo sjellje e Ramës është e turpshme, ndërsa duhet të hetohet pasi vonesa e rrogave sjell një vonesë të detyrimeve nga ana e pedagogëve duke u shndërruar në kosto shtesë.

”Kryeministri bën përpjekje që të uli të gjithë personat që mund ta rrezikojnë ata. Të quash bishti i kavallit pedagogët është e turpshme. Është e frikshme që ne të flasim me gjuhën që flet ai. Imagjino të ngrihet një student e të na thojë ik o budalla… Pyetja ime është shumë e thjeshtë: zoti kryeministër a janë vonuar apo jo rrogat, dhe a do mbajë njeri përgjegjësi për këtë?! Pedagogët duhet që të reagojnë. Ky është një lesh shtet, sa kohë që tatimet dhe taksat duhet ti paguajë dhe rrogat duhet që të më vonohen. Unë shes majdanoz dhe ti më tërheq zvarrë, po ky krim financiar që tip o bën me mua a duhet që të hetohet?! Nëse ti më vonon pagat unë atëherë do vonohem për kredinë, për siguracionin e makinave, për shkollën e fëmijëve etj”, u shpreh Kristo.

Kristo u shpreh se është e qartë se në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar pritet që të ngrihet një objekt biznesni.

“Nëse aktorët janë të ndarë në qëndrimet e tyre kjo është diçka e mirë, pasi tregon që pas tyre nuk ka një qëndrim politik. Teatri nuk është vetëm streha e artistëve, është një institucion vlerash. Nëse artistët reagojnë, dhe nëse Bujar Asqeriu reagon ne do të jemi pro tyre. Aty ka një dëshirë për ta prishur teatrin edhe pse nuk thuhet publikisht. Kemi një prepotencë me fermerët, iu themi mbill banane, ndoshta kryeministri ka mbjellë banane në zyrën e tij. Ka një prepotencë me pedagogët që i quan bisht kavalli, ndërsa për artistët thotë çfarë plasje kanë?! Unë jam që artistëve t’iu kthehet identiteti i tyre”, u shpreh më tej aktivisti Kristo.