Kancelari Kurz mbyll debatin: Austria e ka njohur Kosovën

Sebastian Kurz, Austria's foreign minister and leader of the People's Party (OeVP), participates in a television debate ahead of a federal election in Vienna, Austria, on Sunday, Oct. 15, 2017. Austrians were voting Sunday in a national election that's expected to give a boost to populism in Europe and could make conservative front-runner Sebastian Kurz the world's youngest leader if anti-immigration nationalists support him. Photographer: Lisi Niesner/Bloomberg via Getty Images

Në Austri vijon debati për Kosovën pas deklaratave të zëvendëskancelarit Heinz-Christian Strache, që foli për autonominë e Veriut dhe që Serbisë të mos i bëhet presion për ta njohur Kosovën.

Rreth kësaj çështjeje, para mbledhjes së Qeverisë austriake është prononcuar edhe Kancelari Sebastian Kurz, i cili tha se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai. Ndryshe deklaratat e Strache kanë nxitur shumë reagime në Kosovë, Serbi dhe në rajon si dhe të politikanëve të ndryshëm europianë.

Më i ashpër ka qenë europarlamentari gjerman, Bernd Posselt, i cili ka kërkuar për dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, pasi vuri në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Sipas Posselt, zv.kancelari austriak është njeri i Putinit në Bashkimin Evropian.

Austria është një nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhjetë vjet më parë.