Turp! Edhe fituesin e Sanremos, Ermal Meta, doni të përgojoni?!

Edi Rama turret për gjithçka kritike ndaj medias duke e quajtur “kazan”, por këtë radhë disa media na kanë bërë me turp. Pra tamam kazan! Këtu ka të drejtë Edi Rama.

Në vend që të gëzohen për fitoren e festivalit të Sanremos në Itali prej një shqiptari, turren për të gjetur copëza apo sajesa jete, duke i bërë kryelajm. Ndonëse nuk janë të verteta ato që kanë shkruar e botuar, por edhe sikur të ishin, pse vrapojnë për të bërë lajm të keqen, kur ylli Ermal Meta ndriçon në krejt Italinë dhe jo vetëm atje.

Turp! Në vend që të lumturoheni si fëmijë për suksesin e një bashkëkombasi tonë, i cili mes një konkurence të fortë italiane, arriti jo vetëm të hyjë në dyert e Sanremos, por edhe të dalë fitues; një lukuni mediatike për të bërë “lajm” gërmojnë në skuta pisllëku për të njollosur një zë që na bëri të gjithëve krenar.

Ndaj fituesi i Sanremos Ermal Meta ka reaguar përmes një postimin në rrjetin social Facebook lidhur me ato që janë shkruar në median shqiptare për jetën e tij. Duke iu drejtuar gazetarëve shqiptarë fituesi i Sanremos Ermal Meta ka sqaruar se fjalën “bastard” që kishte përdorur gjatë një interviste nuk e kishte për babain e tij.

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua, por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.”-shkruan kantautori shqiptar.

Postimi i Ermal Metës

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.”