Shfaqet për herë të parë pas lindjes, Kylie Jenner

Ka pak ditë që 20-vjeçarja Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scoot, sollën në jetë një vajzë, por gjithë shtatzëninë e saj Jenner e kishte mbajtur të fshehtë, shkruan “People”. Jenner gjatë ditës së hënë, pas një kohe të gjatë u fotografua nga paparacët, ku dukej shumë në formë, e veshur me pantallona të shkurtra, ngjyrë të zezë dhe një xhaketë. Kjo është fotografia e parë me vajzën e saj, që ajo e publikoi në rrjete sociale.