Petrit Vasili: Rama, terror mbi artistët për Teatrin Kombëtar

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së deklaroi se LSI mbështet plotësisht kërkesat e artistëve për Teatrin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, ai tha se Edi Rama po ushtron terror mbi artin dhe nuk merr parasysh kërkesat e tyre

Konferenca e plotë për shtyp e Kryetarit te Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Grupi Parlamentar i LSI, sapo përfundoj mbledhjen e tij dhe analizoi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe ai konkludoi me disa qëndrime të cilat unë po i bëj prezent me opinionin publik.

Së pari jemi përpara një fakti shumë të rëndë që vihet në dukje dhe nga Eurostat lidhur me konçensionet apo PPP-të siç do ti quajë qeveria. Që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me një rëndim të jashtëzakonshëm dhe një mbërthim prej fyti të ekonomisë shqiptare. Dhe transformimin e  ekonomisë shqiptare dhe qeverisjes së vendit në një qeverisje borxhlie, ndaj bizneseve dhe në funksion të aferave të paqarta, të errëta dhe tepër të rënda, që do ti qëndroj si gur në qafë ekonomisë shqiptare për një kohë shumë të gjatë. Eurostat pohon publikisht që Shqipëria në mënyrë skandaloze është vendi me borxhin më të rënduar publik që shkon deri në masën 13% se çdo vend tjetër europian. Ku vendi më i lartë nga të  gjithë arrin në nivelin e 3%. Më së fundi edhe projekti tjetër famëkeq i miliardë eurove,e bën ekonominë shqiptare tërësisht të varur nga borxhi i pafund i saj. Një ekonomi shqiptare e cila nuk mund të orientoj më prioritete dhe zhvillime të reja të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit. Thjesht dhe vetëm shndërrohet në një larje borxhi të bizneseve, në të cilët ka hyrë me vullnet të lirë dhe për interesa të përbashkëta të errëta në një borxh të tillë. Pikërisht kësaj strategjie i shërben dhe bllokimi prej mëse dy vjetësh  i ligjit për konçensionet i paraqitur nga LSI. Vazhdon të bllokohet edhe sot e kësaj dite edhe pse është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë disa herë, vazhdon të bllokohet me qëllim në mënyrë që këto konçensione të vazhdojnë të jepen dhe të rrënojnë ekonominë shqiptare. Të mos harrojmë që këto konçensione skllavëruese, rënduese, asfiksuese për ekonominë shqiptare dhe për xhepin e çdo qytetari shqiptar janë bërë një shqetësim i përsëritur dhe tepër serioz edhe për FMN dhe për Bankën Botërore. Të cilët kanë qenë shumë të qartë në kërkesën e tyre që ato të jenë transparente, të bëhen pjesë e borxhit publik shqiptar i cili natyrshëm do të kërcejë dhe do të jetë shumë më i lartë nga borxhi i publikuar nga qeveria dhe do të bëhet skandal i madh i nivelit ndërkombëtar me pasoja shumëvjeçare për ekonominë. Por njëkohësisht kjo transparencë do të ishte në dëm të shpërdorimit të parave publike që bën qeveria por do ishte në të mirë të qytetarëve që të kuptojnë sesa pak u dhemb ky vend kësaj mazhorance dhe sa e prirur është që për shkak të fitimeve të saj të errëta dhe të pisëta ta zhysin vendin në një qorrsokak ekonomik të pashembullt. Ndaj ne ripërsërisim që bllokimi i nismës sonë dhe i ligjit për konçensionet  që do të ishte pjesë e një debati të gjerë publik dhe parlamentar, bëhet me qëllim për të vazhduar rrugën e zezë të rëndimit të Shqipërisë me konçensione të mëtejshme.

Grupi Parlamentar i LSI, analizoi me shumë seriozitet dhe situatën më të fundit të krijuar me skandalin e bllokimit të pagave për pedagogët e universitetit. Konkluzioni i Grupit Parlamentar të LSI është një dhe shumë qartë. Ky skandal nuk është thjesht dhe vetëm mos nxjerrja e një akti nënligjor por është prova e dështimit total të së ashtuquajturës reformës në arsim. E cila provoi që ishte një reformë fiktive e paqëndrueshme në funksion të interesave të klientelave. Në dëm të drejtpërdrejt të arsimit universitar publik dhe në dëm të drejtpërdrejt të mijëra e mijëra studentëve dhe familjeve të cilat janë pas tyre pra ishte në dëm të së sotmes dhe të së ardhmes së sistemit universitar në Shqipëri.Por mbi të gjitha të rinovimit të atyre elitave universitare të cilat duhet të marrin drejtimin e fateve të vendit. Në qoftë se do të kishte një mazhorancë që do të ishte e përgjegjshme një sekondë të vetme dhe do ti dhimbte vendi duhet të riuleshim për të ribërë nga themeli një reformë të Arsimit të Lartë që tashmë ka rënë. Duke mos qenë e zonja të paguajë pagat e jo më të sigurojë një sistem funksional dhe mbrojtës për arsimin publik shqiptar. Por të sigurojë një sistem i cili funksionon më së miri për klientët, për interesat e bizneseve universitare që kanë qeveritarët pas. Por që kjo është një shprehje e urrejtjes që kanë për njeriun e thjeshtë dhe për mijëra universitar shqiptar.

Së treti grupi parlamentar analizoi dhe përcolli një shqetësim të jashtëzakonshëm, çështjen e Teatrit Kombëtar ku qindra njerëz të cilët janë krenaria e këtij vendi, përçues të kulturës më të mirë të këtij vendi , të atij mendimi të pavarur e të drejtpërdrejt të cilin vetëm Teatri mund ta kryejë, ndodhen sot në terror nga Kryeministri. Ish Ministër, kryeministri i cili ka patur në mëndjen e tij vetëm ta shndërroj Teatrin Kombëtar në një bingo për të cilën nuk ka hezituar të firmos aktet përkatëse kur i ka patur në dorë. Ndërsa sot kërkon të shënojë rrënimin përfundimtar të tij. Si në asnjë  vend në glob, përfshirë këtu edhe vendet e Afrikës së Zezë, ai kërkon të lërë kryeqytetin e Shqipërisë pa një Teatër të vetën. Pa një Teatër që të ketë jo vetëm simbolikën, jo vetëm për të përçuar artin por të ketë simbolikën e një kryeqyteti i cili është vital. I cili e mbështet dhe do jo vetëm të përcjellë kulturën dhe artin por do ta shndërrojë atë në një qytet armik të artit. Ta shndërrojë teatrin në një shtesë kati çfarëdo kudo, të ripërsëris historinë e famshme  të kinemave të tij të dikurshme. Si Kinemaja Millenium, kinema Republika siç e quajnë qytetarët e vjetër të Tiranës me premtimin e madh që do të kishin një kinema e cila pas 15 vitesh është atje një gërmadhë dhe nuk ka Kinema. Pra i intereson shumë mirë, kulla, biznesi përkatës dhe absolutisht as trashëgimia e jashtëzakoshme dhe e shkëlqyer e artit shqiptar dhe as e ardhmja e tij. Mendojmë që ky kryeministër sot përfundimisht dha dhe një provë tjetër që është kundër shqiptarëve por edhe kundër vetes pasi rastësisht i përket dhe ai botës së artistëve pavarësisht se është një artist i dështuar. E ndonëse ky është dhe kompleksi i urrejtjes që ai ka për artin në Shqipëri dhe ndaj njerëzve shumë të suksesshëm me të cilët Shqipëria krenohet dhe fjalën e tyre e dëgjon, e repekton dhe e do patjetër sepse është një fjalë që vjen nga zemra. Ato që korifej të skenës shqiptare si i madhi Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu etj, mënyra sesi e shprehën shqetësimin, atë çfarë buroi nga zemra e tyre është pikërisht ajo që shqiptarët mendojnë dhe duhet ta dinë që përmes fjalës së tyre shqiptarët kanë kuptuar që kryeministri i tyre është kundër shqiptarëve. Është kundër fjalës së lirë, kundër atyre që me moshën e tyre dhe me eksperiencën 50 vjeçare dhanë dhe shpirtin në skenë. Dhe sot nuk kërkojnë as më shumë dhe as më pak por kjo skenë e madhe të jetë atje në mënyrë që tu përçojë shqiptarëve artin më të mirë shqiptar dhe botëror dhe ti privoj ato nga të gjitha gjërat dhe lajmet e zeza që qeveria kërkon ti bombardojë ata. Pasi qeveria e kryeministrit kërkon të zëvendësoj skenën dhe veprat e pavdekshme të letërsisë botërore, të interpretuara nga këta njerëz të mrekullueshëm me ERTV e tij. Pra ai është as më shumë e as më pak një korife e Sadam Hussein-it të djeshëm i cili kërkon që njerëzit të dëgjojnë vetëm mashtrimet e tij. Pasi arti i madh dhe fjala e lirë është pikërisht kundra mëndjes së mbyllur dhe të errët që ekziston në trurin e këtij njeriu.

Ne e mbështesim plotësisht gjithçka që artistët kërkojnë dhe kërkojmë që të ketë një projekt dinjitoz për një Teatër Kombëtar, për një ndërtesë dhe infrastrukturë dinjitoze që të mos jetë asnjë centimetër më poshtë teatrove të vendeve fqinje duke filluar nga Shkupi e të gjithë teatrove në rajon. Të ishte pse jo ambicia për të pasur teatrin më të bukur të të gjithë Ballkanit dhe kjo do ti shkonte për shtat dhe vlerave të jashtëzakonshme të artistëve të mëdhenj që ky vend ka nxjerrë dhe që nxjerrë përditë. Që janë atje në vijën e parë ku me sakrifica të mëdha të përçojnë artin për të cilët shqiptarët kanë aq shumë nevojë pas një bombardimi të tmerrshëm të frikshëm dhe shumë toksik të mediave qeveritare në mënyrë të veçantë dhe të medias së kryeministrit. Me këtë vetëdije ne do të vazhdojmë të mbështesim gjithë këto nisma të mëdha duke u bërë njëherazi pjesë e zgjidhjeve më të mira që do duheshin për këto çështje të cilat rëndojnë edhe situatën shoqërore dhe politike në vend.

Faleminderit.