Petrit Vasili, akuzë të fortë ambasadores së BE: Cilës Vlahutin ti besojmë?!

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar shumë ashpër ndaj ambasadores së BE Romana Vlahutin. Ja se ç’shkruan sot Petrit Vasili:

“Ciles Vlahutin t’i besojmë….???

Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë.
Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetuten e vendit, me insistimin e jashtezakonshem deri edhe kercenues te z.Lu dhe zj.Vlahutin, si instrumenti i vetem garantues e vendimtar per integritetin e zbatimit te reformes ne drejtesi.
Kryeministri e perbuzi ONM,gjetjet e sugjerimet e saj per te skualifikuar kandidate te caktuar u hodhen poshte dhe ata u votuan ne parlament nga rilindja, e bashke me kete ra edhe garancia e integritetit te ref. ne drejtesi.
Sot zj.Vlahutin ne mbledhjen e Keshillit te Stabilizim Asocimit na thote “qe ONM ka vetem funksion thjesht keshillues”.
Ciles Vlahutin t’i besojme…..????
Ja cfare shkruhet ne web e delegacionit europian ne Tirane:
“Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar“.