LAJM I FUNDIT/ Rrezikonte të mbytej, Forca Detare shpëton peshkarexhën me 4 njerëz në bord

Forca Detare ka shpëtuar sot një peshkarexhe me 4 persona në bord në afërsi të Llamanit që rrezikonte të mbytej për shkak të dallgëve të forta.

Peshkarexha “Andi 2” me tonaxh 100 ton kishte kërkuar ndihmë në QNOD.

Anija e Forcës Detare “Bora” shkoi në vendngjarje duke u ardhur në ndihmë ekuipazhit dhe peshkarexhes.

Peshkarexha me probleme në motor u ankorua në bazën e Porto Palermos.