Ish e dashura e Ozil, Aida Yespica: Jam penduar, nuk lidhem më me futbollist! (FOTO LAJM)

Mateo Ferrari dhe Mesut Ozil janë një kujtim i largët për Aida Yespica. Bukuroshja venezualiane ka pasur një lidhje me ish-mbrojtësin e Parmës dhe futbollistin turko-gjerman, për të cilat është penduar. Në një intervistë të dhënë se fundmi, ajo ka konfirmuar se nuk do të ketë më lidhje me futbollistët.

“Nuk dua që të varem më nga meshkujt. Në të kaluarën ka ndodhur kështu, por tashmë vjen një moment kur ke turp dhe ndihesh keq. Mjaft më me futbollistët”.

Pas eksperiencës në “Grande Fratello Vip”, Yespica kërkon që të përqendrohet më shumë te projektet e saj të punës, teksa nuk harron që të hedhë dhe foto seksi në profilin e saj në Instagram. /Koha Jonë/