Ermal Meta mesazh të gjithë gazetarët shqiptarë, e thotë shqip: Mos spekulloni

Ermal Meta, kantautori që fitoi festivalin e Sanremos është detyruar të bëjë sot një reagim në gjuhën shqipe për raportimet e mediave në Shqipëri, lidhur me jetë e tij familjare dhe private.

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.”- shkuan Ermal Meta në Facebook.