Dita e Radios, aktivitet në Presidencë (VIDEO)

Në ambjentet e Institucionit të Presidencës u mbajt sot një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios.

Të pranishëm në aktivitet kanë qenë figurat me të njohura të radios në Shqipëri. Radio ka nisur të përdoret në botë në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Ndërkohë në Shqipëri, kjo shpikje e re e shkencës dhe komunikimit të masave erdhi, vetëm pak vite më vonë, gjatë viteve ’30.