Bazel-M.Siti, Taulant Xhaka e nis titullar ndaj ekipit të Guardiolës

Sonte në mbrëmje do të luhet dhe një tjetër duel interesat për fazën e 1/8-ve në Champions League, teksa Bazeli pret skuadrën e Mançester Sitit. Nga minuta e parë në këtë duel do të luajë edhe Taulant Xhaka, i cili do të kërkojë që të ndalë yjet e shumtë të skuadrës së Guardiolës.

Bernardo Silva, Aguero dhe Sterling formojnë treshen sulmuese të “qytetarëve” që synojnë të marrin një rezultat pozitiv që në takimin e parë për ta pasur më të thjeshtë në ndeshjen e kthimit. /Koha Jonë/