Allegri ndryshon skemë, ja si do të luajë sonte ndaj Totenhemit

Teksa na ndajnë pak orë nga super sfida e Champions League mes Juventusit dhe Totenhemit, trajneri Alegri ka befasuar të gjithë me zgjedhjet e tij. Mungesat e Barzajlit, Matuidi, Dibalës, i kanë prishur jo pak punë.

Sipas mediave italiane ai do të kalojë në skemën e vjetër 4-2-3-1. Kjo do t’i japë mundësinë për të luajtur me një formacionin sulmues pasi Bernandeski, Dugllas Kosta dhe Mandzukiç do të mbështesin Higuain, ndërkohë që Kedira dhe Pjaniç do të kenë më shumë detyra mbrojtëse. /Koha Jonë/