Pampuri: “Halli i madh” i Ulsi Manjës, peshorja ndaj jush…

Vënia e mandatit si deputetit i PD-së në qarkun e Beratit nga ana e Eduard Halimit, u bë lajmi më viral në portale. Menjëherë nisën aludimet se kush e merr mandatin e deputetit në qarkun e Beratit. Jo vetëm demokratë, por edhe socialistë u përfshinë në këtë situatë, që nxiti një lloj përplasje mes deputetëve të PS-PD, gjithmonë në anën virtuale (statuse në facebook).

Pas reagimit të deputetit të PS-së, Ulsi Manja i cili u shpreh i keqardhur, pasi sipas tij prishej peshorja në komisionin parlamentar të ligjeve, atij i është kundërpërgjigjur përmes profilit të saj facebook, deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, e cila i kujton z. Manja që ”të rrijë i qetë se peshorja përballë jush do jetë gjithnjë e më e rëndë”.

Ajo e nis komentin e saj me një shprehje: ”Z.Manja më kujton një shprehje të Mark Tuein: “Unë nuk mora pjesë në funeral, po dërgova një letër të këndshme ku thuhej se e miratova”, kështu janë dhe këta, sa janë në Parlament ç’nuk thonë, kur largohen u thërrasin”.

Më tej Pampuri i uron suksese kolegut të saj, e për maxhorancën i bën thirrje për të pakësuar ankthin që ka brenda vetes. ”Shumë sukses në detyrën e re. Sa për maxhorancën thirrjet i bën për të pakësuar ankthin që ka kjo maxhorancë brenda vetes”.

Postimi i Pampurit

Z.Manja më kujton një shprehje të Mark Tuein: “Unë nuk mora pjesë në funeral, po dërgova një letër të këndshme ku thuhej se e miratova”, kështu janë dhe këta, sa janë në Parlament ç’nuk thonë, kur largohen u thërrasin.

Z.Halimi, është një koleg i nderuar ashtu sikurse të gjithë kolegët e tjerë që kanë kontribuar e kontribuojnë brenda dhe jashtë grupit Parlamentar. Kënaqësi që bashkëpunuam, e që është e ka qenë pjesë e një partie të madhe siç është Partia Demokratike. Shumë sukses në detyrën e re. Sa për maxhorancën thirrjet i bën për të pakësuar ankthin që ka kjo maxhorancë brenda vetes.

Sa për grupin Parlamentar ka qenë në çdo legjislaturë e do jetë edhe sot i rëndë në peshoren e gjykimit ndaj së padrejtës e në mbrojtje të ligjit dhe qytetarëve. Për këtë Z.Manja rri i qetë se peshorja jonë përballë jush do jetë gjithnjë e më e rëndë.