Turqit pa viza në Europë

Prej shumë vitesh, Turqia përpiqet të hyjë në Bashkimin Evropian si një vend anëtar me të drejta të plota, por kërkesat e saj të deritanishme janë refuzuar. Megjithatë, dy vitet e fundit, gjërat kanë tentuar të normalizohen pozitivisht për Turqinë pas Marrëveshjes për Migrantët dhe Zhvendosjen e tyre më 2016, marrëveshje e cila ka qëllim ndalimin e dyndjes së emigrantëve në Evropë.

Heqja e sistemit të vizave për qytetarët në BE ishte një pjesë kyçe e marrëveshjes. Por Bashkimi Europian pezulloi zbatimin e kësaj pjese të rëndësishme me pretekstin e dështimit të Ankarasë në përmbushjen standardeve të kërkuara, përfshirë ndryshimin e ligjeve kundër terrorizmit, citon AFP (Agjencia e Lajmeve Franceze).

Dje të mërkurën konkretisht, zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin tha se vendi i tij kishte plotësuar të gjitha kriteret (71 të tilla) e vendosura nga Bashkimi Evropian për të siguruar udhëtimin e qytetarëve turq pa viza në bllokun europian. Kalin tha se Turqia i kishte dorëzuar zyrtarëve të BE të gjitha dokumentet relevante, në vigjile të samitit të ardhshëm euro-turk që pritet të zhvillohet në muajin Mars. Kalin tha se shpresonte që e drejta për të udhëtuar pa viza do të aplikohet brenda 2018, duke shtuar se një hap i tillë nga ana evropiane do të ofronte “një shtysë të re për marrëdhëniet turko-europiane”.

Me këtë, topi është kthyer prapa në gjysmëfushën e BE.