Në pritje të “Oscars 2018”, të nominuarit pozojnë së bashku

Duke pritur ceremoninë e çmimeve “Oscar 2018” të dielën më 4 mars, në Beverly Hilton në Los Anxhelos, u organizua një darkë tradicionale ku të ftuar ishin të nominuarit.

E njohur si dreka e “Oscar Nominees” dhe e organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ajo është e famshme para së gjithash për fotografinë e grupit me kandidatët e nominuar.

Afër njëri-tjetrit shihen Steven Spielberg, ish basketbollistja Kobe Bryant, Meryl Streep si dhe të nominuarit për herë të parë Daniel Kaluuya , Timothee Chalamet dhe Guillermo del Toro.

Ceremonia e famshme do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel ndërkohë që në rrjetin social Instagram po të klikoni ‘hashtag-un’ #oscarsontop do të njiheni me detajet e filmave dhe personazheve që janë nominuar në kategori të ndryshme.