Ekstradimi i Seitit, PD: E largoi Gjonaj, të japë dorëheqjen

Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën për rastin e ekstradimit të Nezar Seitit drejt Italisë. Opozita thirri në interpelancë ministren e Drejtësisë Gjonaj duke i kërkuar shpjegime se përse firmosi për ekstradimin e Seitit, ndërsa e akuzoi për shkelje të ligjit dhe i kërkoi largimin nga detyra.

Ministri Xhafaj vendosi në zbatim planin për ekstradimin e Nazer Seitit drejt Italisë. Ministria e Drejtësisë nuk e ndaloi ekstradimin, por e lejoi. Ministri duhet të bënte verifikime nëse kishte pengesë, por nuk e bëri. Ministria është vetëm 500 m larg nga burgu ku mbahej Siti, por edhe nga Krimet e Rënda, ndërsa nuk verifikoi, shkeli ligjin. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Seiti do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve”.

Hisotria e ekstradimit
I njohur si financieri i grupit ‘Habilaj’ për trafikun e drogës Shqipëri-Itali, Seiti u ekstradua në Itali më 25 janar. Ky vendim u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila tha se mazhoranca largoi dëshmitarin kyç të bandës, ku sipas saj, ishte i implikuar dhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Në reagimin e saj, ministrja e Drejtësisë sqaroi se ekstradimi i Seitit u lejua nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në Itali të Seiti. Kjo deklaratë tensionoi edhe më shumë politikën, ku ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për arrestimin e Gjonajt, me prentedimin se ka firmosur ekstradimin e këtij shtetasi, duke e cilësuar këtë vendim aktin më të rëndë të drejtësisë.

Në të njëjtën linjë ishte dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku njoftoi se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në këtë çështje të bujshme, që mori përmasa të gjera politike, u përfshi dhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila nisi verifikimin për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, ndërsa nga ana tjetër, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për dorëzimin e Seitit te shteti italian.

Reagimi më i fundit për këtë çë shtje ishte nga ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, i cili falënderoi Shqipërinë për ekstradimin, duke thënë se Tirana ka respektuar Konventën Evropiane.

Tashmë, kjo çështje do të vërë sot përballë deputetëve të opozitës ministren e Drejtësisë, e cila pritet të sqarojë ngjarjen. Ndërsa, senanca pritet të shoqërohet me debate dhe përplasje, ashtu si dhe një javë më parë, ku opozita bllokoi foltoren, duke detyruar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, të përjashtojë kreun e grupit të PD, Edmond Spaho.

Rendi i ditës në seancën e sotme plenare

rendi i dites