Elton John anulon koncertet për të marrë pjesë në dasmën mbretërore

Këngëtari i njohur Elton John është mik i ngushtë i familjes mbretërore dhe ka pasur marrëdhënie të ngushtë me princeshë Dianën. Ylli i muzikës thuhet se ka anuluar dy koncerte për t’u siguruar se do të jetë i lirë për të marrë pjesë në dasmën mbretërore të princ Harry dhe Meghan Markle në maj, raporton “The Sun”. Ikona 70-vjeçare e muzikës nuk do të marrë pjesë në koncertet e planifikuara në Las Vegas në 18 dhe 19 maj, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë, ose të performojë në ceremoninë madhështore që do të mbahet.