Voltana Ademi shkresë urgjente Ramës e Gjiknurit,çfarë iu kërkon

ryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, lidhur me planin e përgjithshëm vendor.

Në shkresë, Ademi shkruan se edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga miratimi Bashkia e Shkodrës nuk e ka zbardhur akoma Planin e Përgjithshëm Vendor. Ademi hedh dyshime se jo vonesë është një pengim i qëllimtë.

shkresa bashkia shkoder
(Shkresa e kryebashkiakes Voltana Ademi drejtuar kryeministrit Edi Rama)

Ndërkohë, kryebashkiakja e Shkodrës i është drejtuar me një shkresë edhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, dhe kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, ku iu kërkon të rishikojnë me urgjencë projektin ‘By pass perëndimor’ të qytetit të Shkodrës, pasi sipas saj, punimet për ndërtimin e këtij projekti kanë qenë problemet më shqetësuese për banorët ditët e fundit.

shkresa bashkia shkoder
shkresa bashkia shkoder
(Shkresa e Ademit drejtuar Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros)

/shqiptarja.com