Së shpejti një film për historinë e dashurisë së çiftit mbretëror, ja kush janë aktorët kryesorë

Ka më pak se 3 muaj që Princi Harry dhe Meghan Markle bënë fejesën e tyre. Ndërkohë Lifetime njoftoi që për çifitin do të bëhet një film për televizion, i titulluar: Harry & Meghan: A Royal Romance.

Sipas konferencës për shtyp, filmi do të ndjekë jetën e të rinjve, takimin e tyre të parë, vëmendjen mediatike dhe jetën e Meghan si një aktore amerikane e divorcuar.

Tashmë janë vendosur dhe ata që do jenë në role kryesore. Markle do të portretizohet nga Parisa Fitz-Henley.

Ndërsa në rolin e Princit Harry vjen Murray Fraser.

Harry & Meghan: A Royal Romance do të publikohet këtë pranverë dhe ne mezi po e presim./class