Interneti im i sigurtë

 Në rutinën e ditëve e harrojmë se sa dëm mund të na shkaktojnë gjithë të pabesët e internetit, pra viruset dhe programet e padëshiruara. Harrojmë se sa më thellë lundrojmë në internet, aq më në rrezik vihemi, nëse nuk informohemi se si të mbrohemi.

Sot në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, hedhim vështrimin tek mundësitë që na ofrohen për të garantuar sigurinë tonë dhe të fëmijëve gjatë lundrimit në internet.

“Vodafone Secure Net”, që mund të gjendet fare thjeshtë në menunë kryesore të My Vodafone, është njëra prej tyre. Ky shërbim, që të mbron nga çdo lloj virusi është shërbimi i ofruar nga Vodafone Albania me qëllim mbrojtjen e klientëve dhe familjarëve të tyre nga pabesitë e botës së pafundme dixhitale.

Versioni i fundit i aplikacionit My Vodafone ka sjellë risi të shumta në vazhdën e përmirësimit të eksperiencës së klientit në raport me shërbimet që Vodafone ofron. Në versionin e ri, përveç një bonusi prej 3GB që do të merret në momentin e përditesimit, klientët do të gjejnë shumë shërbime të tjera të cilat janë të përqëndruara në një vend të vetem si psh. Vodafone Sharing, Roaming, Tirana Parking, Lokalizuesi i dyqaneve dhe Vodafone Secure Net që mund ta aktivizoni menjëherë nga aplikacioni.

Mjafton një klik dhe mund të kesh gjithë shërbimin, për t’u informuar e argëtuar në internet, duke qenë i mbrojtur nga çdo virus, skedar apo faqe e rrezikshme. Në momentin që ato bllokohen, njoftoheni më pas me SMS në celularin tuaj. Për më tepër është i aksesueshëm nga çdo lloj pajisje (desktop, laptop, tablet, aparat celular) dhe çdo sistem operimi. Ka menaxhim efikas aq sa ju mund të ndryshoni parametrat e përdorimit të internetit nga fëmijët dhe anëtarët e tjerë, pa i prekur telefonat e tyre.

Duke ndjekur udhëzimet mund të kontrolloni botën online të fëmijëve tuaj, mund të filtroni lundrimin në internet për të evituar përmbajtet e papërshtatme për ta. Aplikimi i këtij shërbimi është tepër ekonomik. Nuk e dëmton baterinë dhe aparatin tuaj. Ka përdorim të thjeshtë. Të gjitha funksionet mund të menaxhohen dhe kontrollohen nga një person apo në një vend të vetëm për çdo pajisje të lidhur me rrjetin Vodafone.

Mos humb nëpër rutinën e ditës! Siguroje botën tënde on line… për veten, por sidomos për fëmijën tënd! Bëji bllok rreziqeve nga çdo lloj virusi e programi të padëshirueshëm! Ke një aplikacion që të mbron, mjaft ta zgjedhësh e ta klikosh!

Ndërgjegjësohu sot, më shumë se kurrë, në ditën ndërkombëtare të sigurisë!

Për më shumë informacion vizitioni https://securenet.vodafone.al