Filloi stina e arrestimeve vetëm te opozita. Po ministrat e PS?!

-Apeli i publicistit të njohur, Fatos Lubonja: Kjo që po ndodhë është skandaloze. Asnjë qeveritar nuk është arrestuar. Njerëzit duhet të  ngrihen sa më parë, sepse rreziku po bëhet gjithnjë e më i madh.

-Si rregull arrestimet fillojnë nga pushteti e jo nga opozita. Dhe mendoni sapo ka filluar stina e arrestimeve të tilla. Ndaj krejt Reformën në Drejtësi e pshurën që këtë fillimviti. Më vonë do i bëjnë edhe ….!

Ndërkohë që arrestimet politike filluan nga kupola e LSI, një dokument skandaloz del për mbylljen e dosjes penale ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Por le të merremi në fillim me mënyrën spektakolare politike se si po vepron kryeministri Rama dhe prokuroria.

Në foto: Dokumenti ku tregohet se hetohen të tjerët, por jo ish-ministri Tahiri që janë pjesë e një dosje penale hetimi

Arrestimi i kreut të LSI-së në Elbasan dhe ish-drejtorit të ARSH, Dashamir Xhika nga Prokuroria duket se ka hapur një precedent të rrezikshëm në zhvillimet politike dhe të ardhmen e reformës në drejtësi në vend. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar u arrestua mesnatën e së premtes me akuzën se kishte abuzuar me firmosjen e një kontratë në vitin 2009, ndërkohë që emërimi i tij si drejtor është bërë në vitin 2013 dhe para këtij viti as që kishte qenë ndonjëherë në këtë ndërmarrje shtetrore.

Një akuzë e pabazuar në ligj. Sapo dolën huç në padinë e parë, pasi e kuptuan se nuk kishte bazë ligjore, sajuan një akuzë tjetër. Të dielën Prokuroria e Krimeve të Rënda e paditi për një tjetër projekt rruge. Në padinë e dytë, Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj se përse akuzohet, ndërkohë që padia e parë më shumë se argumente ligjore kishte qëllime politike. Të gjithë jemi dakort që kushdo zyrtar që shkel ligjin apo shpërdoron fondet shtetrore duhet të përgjigjet para ligjit. Por kur sulmi vjen me porosi të kryeministri është një ogur i keq se prokuroria po kapet nga kryeministri i radhës. Nëse ishte një prokurori e Berishës me Adriatik Llallën, nuk do të thotë se tani te jetë prokurori e Ramës. Njerëzit duan drejtësi të pavarur.

Dashamir Xhika është kryetar i LSI-së në Elbasan dhe dosja e tij u dërgua nga Ministra e Transporteve në Prokurori me iniciativë të ministrit. Edhe pse bëhej fjalë për një kontratë të vitit 2009, padia u firmos nga zyrtarët e PS në ministri, vetëm pasi koalicioni mes PS dhe LSI u prish përfundimisht. Ndërkohë, nëndrejtori i ARSH, i emëruar nga Partia Socialiste, që ligjërisht ka po aq përgjegjësi sa dhe drejtori për projektet, jo vetëm nuk u padit, por u emërua si drejtori i ri i ASHR. Në procedurën e ARSH vendimet merren nga Këshilli Teknik ku veç drejtorit, nëndrejtorit janë dhe specialistët dhe zyrtarë të tjerë, pjesa më e madhe të emëruar nga PS, pasi ndarja e pushtetit mes PS dhe LSI ishte 70 % me 30%. Ndaj zgjedhja e Dashamir Xhikës për tu arrestuar është një sulm politik me urdhër nga kryeministri. Kjo nuk ka asnjë dyshim, pasi gjithçka dirigjohet nga zyra e Edi Ramës. Edhe nëse ka abuzime, pas tij është një listë e gjatë zyrtarësh të PS që sot janë në poste drejtuese në ministri. Këta të fundit nuk figurojnë në asnjë prej dosjeve të Prokurorisë dhe ky është një tjetër  fakt që dëshmon qëllimet politike të arrestimeve. Nëse drejtori paska shkelur ligjin arrestojeni, siç vepruat, por bashkë me të duhet të ishte edhe nëndrejtori që është i PS. Aq hakmarrëse është kjo gjë, sa nëndrejtorin e kohës së drejtorit të LSI, e bëjnë tani drejtor të po asaj ndërmarrje ku është ngritur akuza! Pra nëse je me PS shpëton.

Kjo sjellje e Prokurorisë me arrestime dhe dosje pa fakte solli të dielën reagime të ashpra të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithë grupi parlamentar i kësaj partie e cilësoi arrestimin e kreut të saj në Elbasan si një përdorim të ulët politik të organit të akuzës. Për LSI, ky arrestim është prova se Prokuroria ka shkelur misionin e saj, pasi tani është bërë shtojcë e Qeverisë dhe po përdorët për larje hesapesh politike. Por nuk është vetëm qëndrimi i LSI-së, si opozitë, që denoncon një fenomen të tillë. Akuzat e prokurorisë dhe arrestimet cilësohen si të motivuara politikisht dhe nga shoqëria civile. Analisti Fatos Lubonja, tha se arrestimet e fundit të Prokurorisë janë politike dhe dëshmi se institucioni i akuzës është i kalbur. I ftuar në “Neës 24”, Lubonja deklaroi se arrestimet e fundit po u kujtojnë shqiptarëve kohën e regjimit të parë të Sali Berishës, kur gjyqtarët e plepave futën në burg kreun e opozitës së atëhershme, Fatos Nano. Publicisti i njohur tha dje se ka një fakt që e nxjerr bllof gjithë aksionin e prokurorisë, pasi deri më tani nuk ka asnjë zyrtarë me peshë të Partisë Socialiste që është arrestuar.

“Në vitet 93-94 u arrestua Fatos Nano për korrupsion. Unë mendoj se aty mund të ketë pasur edhe korrupsion por nuk ka shqiptar që nuk e di se ai nuk u arrestua për korrupsion, por për arsye politike. Në atë kohë u bë edhe shkolla e plepave. Rezultatin e dini vetë, 97-ta. As korrupsioni nuk u ndalua, as piramidat. Lufta politike shkoi deri aty sa nuk dilje dot as në TV publik. Mendoj se është e njëjta gjë, jo në atë ekstremitet. Kjo është drejtësi e kapur dhe po përdoret dhe fakti është evident. Po arrestohen vetëm opozitarë. Ke dëgjuar ndonjë qeveritar?”,- deklaroi dje Lubonja.

Ai solli në vëmendje çështjen ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili jo vetëm nuk u arrestua, por gjithë policët që dolën të implikuar në përgjime sot janë arratisur. Lubonja tha dje se vendi po shkon drejt paligjshmërisë dhe njerëzit duhet të ngrihen sa më parë.

“Ky është një kërcënim i madh që nesër mund të kapë atë opozitarin që mund të ketë bërë ndonjë korrupsion. Por, unë mendoj që e gjithë Shqipëria noton në një det informaliteti e paligjshmërie. Çdo qytetari që do ti mund t’i kapësh ndonjë gjë, qoftë edhe për ta trembur apo për ta shantazhuar. Kjo është ajo që po ndodh dhe ndaj kësaj duhet të ngrihen sa më parë njerëzit, sepse rreziku po bëhet gjithnjë e më i madh”,- deklaroi dje Fatos Lubonja.

Aq më keq se disa ndërkombëtarë garantuan një reformë drejtësie të pavarur e tani heshtin duke ngrënë peshq në restorantet me të mira të Tiranës.

Filloi stina e arrestimeve politike ndaj LSI. Ndaj PD-së po mendohen, kurse PS-ja ndjehet e qetë sa të ketë prokurorinë në duart e saj si forcë qeverisëse. Si rregull arrestimet fillojnë nga pushteti e jo nga opozita.

Dhe mendoni sapo ka filluar stina e arrestimëve të tilla. Ndaj krejt Reformën në Drejtësi e pshurën që këtë fillimviti. Më vonë do i bëjnë edhe ….!

Në do kishte arrestime ministrash apo ish-ministrash atëhere do bërtisnim se kjo është drejtësia që duam. Bile edhe më lart se ministra….Por në një dokument sekret zbuluar nga gazetari Basir Çollaku del se për ish-ministrin Saimir Tahiri dosja penale po shkon drejt mbylljes, pra del i pafajshëm, kurse për emrat e tjerë përfshirë në trafik janë shtyrë hetimet. Pra emri i ish-ministrit të brendshëm Tahiri nuk figuron në këtë dokument.

Fakti që prokuroria e krimeve të rënda po shkon drejt mbylljes së dosjes Tahiri tregon se presioni i pushtetit dhe prokurorisë së përgjithshme është aq i madh sa arrijnë të gëlltisin edhe akuzat e tyre të bëra live para shqiptarëve.

Në foto: Shikohet se të gjithë kanë firmosur për shtyrjen e hetimeve për emrat e mësipërm pjesë e grupit ku po hetohej ish-ministri, kurse emri i Saimir Tahirit nuk figuron, pra po shkohet drejt mbylljes se dosjes penale